Connect with us

4 vite pasi gruaja i vrau tre vajzat, për Bashkimin ndodh mrekullia

Kuriozitete

4 vite pasi gruaja i vrau tre vajzat, për Bashkimin ndodh mrekullia

Data 9 mars 2014 do të mbetet përjetësisht një ditë e zezë për Bashkim Dobrushin, shqiptarin me banim në Itali, bashkëshortja e së cilit masakroi me thikë tre vajzat e tyre të mitura: Simonën, Keisin dhe Sidny-n.

Si Shqipëria, ashtu edhe Italia u trondit asokohe nga krimi makabër, i ndodhur pikërisht nga dora e një nëne, por sot, duket se Bashkim Dobrushi ka nisur një jetë të re dhe është në pritje të ngjarjeje të mrekullueshme. Bashkëshortja e tij e re, Afërdita, është në pritje të ëmbël dhe çifti së shpejti do të bëhet me një djalë, i cili pritet të vijë në jetë në një ditë të shënuar.

Vogëlushi pritet të lindë më 3 prill, që përkon pikërisht me ditëlindjen e vajzës së madhe të 49-vjeçarit, Simona. “Do të jetë një djalë, por për mua gjëja më e rëndësishme është që të jetë i shëndetshëm!”-ka deklaruar Dobrushi. Në një intervistë për mediat italiane, ai ka falenderuar publikisht të gjithë komunitetin e Lecco-s, që e ka ndihmuar të përballojë dhembjen e paimagjinueshme të humbjes së tre fëmijëve.

“Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë të mbushura me foto të vajzave të mia. Qyteti i Lecco-s është qyteti im dhe Italia është vendi im. Qytetarët e Lecco-s janë bashkëqytetarët e mi. Dua t’i falenderoj dhe dua t’u them se ndihma e tyre ka qenë thelbësore!”-është shprehur Dobrushi.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top