Kuriozitete
43-vjeçari rrëfen se i pëlqejnë veshjet e femrave, ndërsa gruaja i sjell meshkuj në shtëpi
Një histori e pazakontë, por që tregon shoqërinë ku jetojmë. Marrëdhëniet e cifteve shpesh shoqërohen me debate, xhelozi por edhe me tradhëti.
Një burrë 43 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se pas 8 vjet martesë, ka filluar të vishet si femër. Por, pasi gruaja e ka zbuluar që burri ndjen kënaqësi teksa vesh fustane, geta e mbathje femrash e ka tradhëtuar atë me meshkuj të tjerë.
Madje lidhja e tyre ka shkuar deri në atë pikë sa gruaja i blen veshje grash bashkëshortit të saj, ndërsa ajo sjellë meshkuj në shtëpi dhe kalon natën me ta.
Lexo lajmin e plote pasi klikoni ne video pritni 5 sekonda dhe shkoni poshte :
Një histori e pazakontë, por që tregon shoqërinë ku jetojmë. Marrëdhëniet e cifteve shpesh shoqërohen me debate, xhelozi por edhe me tradhëti. Një burrë 43 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se pas 8 vjet martesë, ka filluar të vishet si femër. Por, pasi gruaja e ka zbuluar që burri ndjen kënaqësi teksa vesh fustane, geta e mbathje femrash e ka tradhëtuar atë me meshkuj të tjerë. Madje lidhja e tyre ka shkuar deri në atë pikë sa gruaja i blen veshje grash bashkëshortit të saj, ndërsa ajo sjellë meshkuj në shtëpi dhe kalon natën me ta.
Rrëfimi i burrit:
Gruaja ime gjeti rroba të femrave në garderobën time dhe mendoi se unë kam aferë me dikë tjetër. Tani ajo e di se të gjitha janë të miat, thotë se ndihet ndryshe ndaj meje dhe se dëshiron të flejë me meshkuj të tjerë. Jemi të martuar prej 8 vitesh. Unë jam 43 ndërsa gruaja ime është 38 vjet.
Kemi dy djem, njëri 6 ndërsa tjetri 4 vjet. Jeta ishte e mirë por në disa prej viteve të fundit ne filluam të grindemi shumë për gjithçka. Ajo thoshte se unë e irritoja. Kam fantazuar gjithmonë që të vesh rrobat e grave dhe madje i kam veshur brekët e vajzave herë pas here në adoleshencë, por e kam kaluar atë dhe mendova se e kisha mbaruar kur takova gruan time.
Kam pasur shumë presion në punë në vitin e fundit dhe gruaja ime nuk ishte aspak simpatike me mua. Të vishja rroba të femrave kur isha vetëm në shtëpi ishte shumë qetësuese. Më pas e mora një mesazh nga ajo kur isha në punë, duke më thënë se i ka gjetur rrobat e mia derisa po pastronte. Më pyeti se çfarë dreqin po ndodhte. Ajo u zhvendos tek nëna e saj për disa ditë me djemtë tanë, por më besoi kur i thashë se ato nuk ishin të ndonjë femra por që i vishja unë për tu qetësuar.
Ajo u kthye sërish por asgjë nuk ishte si më parë. Dy nga miqtë e saj filluan të vinë shumë shpesh te ne. Ajo tha se u ka treguar atyre për ne dhe jetën tonë seksuale e cila kohëve të fundit nuk ka qenë aspak e mirë. Një mëngjes u zgjova dhe i gjeta thonjtë e këmbës të ngjyrosur nga ajo. Qesha shumë por disa ditë më vonë ajo më bleu çorape dhe më tha që t’i vishja. Një ditë dolëm në shoping dhe ajo më pyeti se çfarë të brendshme më pëlqejnë, pasi shoqja e saj kishte një festë në të brendshme.
I bëra presion se të brendshmet janë ëpr të dhe jo për mua, ndërsa kur erdhëm në shtëpi më tha se nuk kishte asnjë festë por që ato ishin për mua. Jemi larguar shumë shpejt dhe ajo tani thotë se dëshiron që të dalë me djem tjerë dhe të bëjë gjërat e saj. I njoh miqtë e saj dhe në bazë të sjelljes së saj, ajo i dëgjon më shumë ata se mua. Nuk e di çka të bëj më.
Përgjigja e psikologes:
Gruaja jote mund ta ndjejë veshjen tënde si femër si një refuzim dhe ndihem shumë e nervozuar. E di që nuk ke pasur qëllim ta bësh këtë për gruan tënde por kjo i ka ardhur si rrufe në qiell të hapur. Tregoj se e do dhe se djemtë e juaj kanë nevojë për prindër bashkë, andaj ju duhet të punoni bashkë që të rregulloni martesën tuaj. Shkoni në konsulta për çifte.