Connect with us

5 vjeçari nuk mund të shpëtohet, nëna ndalon mbledhjen e fondeve (Foto)

Kuriozitete

5 vjeçari nuk mund të shpëtohet, nëna ndalon mbledhjen e fondeve (Foto)

Nëna e një fëmije të sëmurë rëndë, kërkoi ndërprerjen e mbledhjes së fondeve për të mbuluar shpenzimet që duheshin për kurimin, i cili mund të shpëtonte jetën e djalit të saj 5- vjeçar.

Vetëm në 24- orë ishin mbledhur rreth 20 mijë sterlina, për të voglin Josh McCormack.

Por këtë të mërkurë prindërit e tij Nicola e Kev, nga Rochdale, Manchestet, Angli, informuan se gjendja shëndetësore e djalit të tyre ishte përkeqësuar shumë, duke shuar shpresat për shpëtim. Fëmija ishte diagnostikuar me tumor në tru tetorin e kaluar, duke ju nënshtruar një operacioni të rrezikshëm vetëm pak javë më vonë.

Prindërit e tij ishin të vetëdijshëm se mundësia për të mbijetuar pas ndërhyrjes ishin 50%, por Josh rezistoi dhe ju nënshtrua seancave të kimioterapisë, shkruan noa.al. T

ashmë mjekët e kanë këshilluar familjen e tij që ta çojnë djalin në shtëpi, duke u thënë se nuk ka më asgjë për të bërë. Prindërit e tij i kishin mbështetur të gjitha shpresat në një proces imunoterapie në SHBA, i cili kushtonte 200 mijë sterlina.

Kështu nisën një fushatë për mbledhje fondesh në fillim të këtij viti, në mënyrë që të mundësonin shërimin djalit. Por të mërkurën, nëna e vogëlushit, Nicola njoftoi se gjendja e djalit ishte përkeqësuar dhe se ai nuk mund të shërohej më.

“Fondet e mbledhura janë befasuese, por mendoj se duhet të përballem me realitetin. Ju falënderojmë për gjithë mbështetjen tuaj dhe që na e lehtësuat ngarkesën. Tani nuk ka më nevojë për mbledhje fondesh, vetëm për dashuri dhe mbështetje ndaj atyre që na rrethojnë”, deklaroi nëna e 5- vjeçarit.

nrjr

dfgdfgfh

grrh

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top