Connect with us

7 ushqimet që parandalojnë rënien e flokëve

Kuriozitete

7 ushqimet që parandalojnë rënien e flokëve

Rënia e flokëve është një problem që shqetëson jo pak femra, dhe që për fat të keq nuk gjen zgjidhje brenda natës, por kërkon një kohë të gjatë për t’u trajtuar.

Përpara se të kaloni tek mjekimet e produktet kozmetike qe duket se trajtojnë “majën e problemit” duhet të bëni disa ndryshime në regjimin ushqimor për ta trajtuar këtë problem që në rrënjë, shkruan Living.

Spinaqi është i pasur në vitamina, minerale, potassium, calcium, hekur dhe acide yndyrore të shëndetshme. Të gjitha këto kontribuojnë në shëndetin e flokëve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Salmon

Acidet yndyrore omega 3 të gjendura me shumicë tek salmon trajtojnë rënien e flokëve që në nivel qelizor. Hidratojnë skalpin dhe rrënjet e flokëve.

Bishtajoret, të pasura në proteina ushqejnë rrënjët e flokëve dhe parandalojnë elektrizimin e flokëve.

Tërshëra përmban çdo vlerë ushqyese për të cilën kanë nevojë flokët. Tërshëra është e pasur në vitamina A dhe B, proteina, hekur , përbërës që forcojnë flokët dhe i bëjnë më të shëndetshëm.

Veza

Ky ushqim është një nga burimet më të mira të proteinave dhe një regjim i pasur ushqimor me proteina përkthehet në flokë të shëndetshëm të gjatë dhe të forte

Frutat e thata janë të pasura në vajra esencialë që jo vetëm ushqejnë folikulat e rrënjët e flkëve , por hidratojnë dhe shkëlqejnë lëkurën e trupit.

Farat e kungullit janë një nga ushqimet më të mira, kur bëhet fjalë për shëndetin e flokëve. Kanë magnez, zink vitamin E, selenium, hekur potassium, vitamina B dhe calcium !! E pabesueshme, por të gjitha këto gjenden tek farat e kungullit

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top