Kuriozitete
72-vjeçari shqiptar kërkon nuse, ka një shpërblim të majmë për atë që do t’ia gjejë
Një 72 vjeçar, jep 4 milionë lek, kush i ofron një nuse gjirokastrite. Rasti i rrallë shënohet në qytetin e Memaliajt, ku Spiro Kamberi, kërkon të martohet me një grua.
Jugunews.net ka marrë përsipër sensibilizimin për këtë rast unikal me shpresën që ai të gjejë ngrohtësinë e tij “sentimentale”, në vitet e fundit të jetës. I vetmi kusht që ka i moshuari, për atë që do të lidhë “fatin” me të, është që bashkëshortja e ardhshme, të jetë gjirokastrite.
Në “CV” e tij, Spiro Kamberi, krenohet me arsimimin e tij 11-vjeçar, ndërsa të ardhurat, i siguron nga pensionet që merr nga Greqia dhe Shqipëria.
Për 4 milionë lek, e kush nuk do të donte ta bënte me nuse Spiron?