Kuriozitete
Njeriu me gjak të veçantë që shpëtoi 2 milionë foshnja (Video)
James Harrison i ka shpëtuar mbi 2 milionë foshnja duke e dhuruar gjakun e vet të veçantë
Antitrupat e rrallë të tij përdoren për të krijuar vaksina dhe kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve tek foshnjat e sapolindura,
Qindra foshnja ishin lindur me dëmtime në tru, me mungesë të madhe të hekurit dhe shumë prej tyre po vdisnin dhe kjo praktikisht për shkak se gjaku i nënës po i sulmonte ato.
Vaksinat e prodhuara nga gjaku i tij u jepen nënave të ardhshme gjaku i së cilave nuk përputhet me foshnjat e tyre
“Ndjej se duhet të bëj këtë. Mua më shpëtuan jetën me transfuzion gjaku,” ka thënë Harrison.
Harrison, 80-vjeçar, cilësohet si “Njeriu me Gjak të Artë”.
Dora e tij është shpuar më shumë se 1.100 herë.
Ai filloi të dhurojë gjak në moshën 18-vjeçe dhe ende dhuron çdo dy javë.