Kuriozitete
Rrobat e zeza sërish sikur të reja: një truk i lirë për kthimin e ngjyrës së zezë në gardërobë
AMVISAT THEKSOJNË QË KY TRUK PËR KTHIMIN E NGJYRËS SË ZEZË NË GARDËROBË SJELL REZULTATE TË SHKËLQYESHME.
Nevojitet vetëm të shtoni një lugë të vogël piper të zi (përafërsisht 5 gramë) në kazanin e rrobalarëses me rroba të zeza, transmeton Telegrafi.
Lëshojeni rrobalarësen, dhe lani rrobat në programin e zakonshëm. Kokrrizat e piperit shtresojnë detergjentin që shkakton zbehjen e rrobave. Pastaj ai ikën me procesin e shpëlarjes.
Për çka bëhet ky truk?
Rrobat zbehen për shkak të grumbullimit të detergjentit, ndërsa abraziviteti i piperit do t’i qërojë këto mbetje, kurse e zeza e piperit do t’i japë nuancë shtesë të zezë rrobave tuaja.
Kështu, piperi i zi do të ndryshojë një herë e përgjithmonë larjen e rrobave me ngjyrë.
Harrojini detergjentet e shtrenjta që mbrojnë ngjyrat, thjesht provo këtë truk të pakushtueshëm.