Kuriozitete
E dashura e tradhtoi me dy meshkuj njëkohësisht, ai e “fëlliqi” në Facebook në mënyrën më të ulët
Kohët e fundit tradhtitë në çift janë bërë diçka e zakonshme dhe ndodhin në mënyra nga më të ndryshmet.
Më shumë se 90% e personave që janë në një lidhje e dënojnë tradhtinë si të pafalshme. Për këtë ekziston edhe një shprehje që thotë “Një herë tradhtar, gjtihmonë tradhtar”!
Me tradhtinë vjen edhe hakmarrja… qershia mbi tortë pas dhimbjes së përjetuar. Rasti më epik i hakmarrjes nga një djalë i tradhtuar është postuar edhe në rrjetet sociale e ka bërë xhiron e internetit këto kohë.
Ai i vodhi password-in e Facebook-ut ishes së tij dhe postoi në profilin e saj të gjithë historikun e meshkujve me të cilët ajo e kishte tradhtuar.
Në postim shkruhej:
Ka ardhur koha që t’i sqaroj gjërat njëherë e mirë. Para se ta lija Jasonin të më çonte në pushime që kushtuan 10.000 $, e pashë në sy dhe i thashë se doja të martohesha me të e të bënim fëmijë. Por duhet t’ia kisha përmendur DY meshkujt me të cilët po e tradhtoja, 3 javë para udhëtimit. Por në fakt shkuam me pushime dhe atë e lashë në harresë. Pasi u kthyem nga Hawaii, e binda Jasonin të më blinte një biletë për në Coachella me vlerë 2000 $ dhe të paguante hotelin tonë në Indigo për atë fundjavë.
Por paratë të tilla mbeten, kështu që po i kthehem pjesës ku e tradhtoj me DY meshkuj.
I pari, Zaku është i fejuar dhe unë fjeta me të pas shpinës së Jasonit. Kaluam natën e Vitit të Ri bashkë dhe e fejuara e tij mbeti vetëm. Iu mburra shoqeve se u q*va me të tërë natën.
I dyti është Davidi. Pas ditëlindjes së Jasonit shkova në Chicago dhe i thashë atij se po shkoja për punë. Në fakt, unë shkova vetëm për ta bërë me të. Por karma qenka k*rvë pasi i bëra rezistencë arrestimit të një oficeri policie dhe për momentin jam në rajon./JOQ.al