Showbiz
Perry tregon më shumë se ç’duhet…(FOTO)
Këngëtarja Katy Perry ka treguar më shumë se ç’duhet në plazhet e Cabo San Lucas në Meksikë.
Ajo është fotografuar me një veshje trasparente në plazh.
Këngëtarja 32 vjeçare ka shfaqur fizikun e saj teksa po shijonte rrezet e diellit në Meksikë. Ajo ishte nën shoqërinë e disa mikeshave të saj.
Këngëtarja e hitit “Chained to the Rhythm” dhe aktori i “Pirates of the Caribbean” kanë konfirmuar fundin e romancës së tyre ditën e mërkurë.
Perry kishte përdorur rrjetet sociale për të treguar se ajo dhe ish i dashuri i saj do të mbeten miq dhe se askush nuk është një viktimë apo i keq pasi ndarja ishte miqësore.
Përmes rrjetin social “Twitter”, këngëtarja ka shkruar: “Si thoni për një mënyrë të re të të menduarit për vitin 2017? Mund të jesh mik apo t’i duash ish-partnerët. Askush nuk është viktimë apo i keq. Shikoni të gjithë jetën tuaj”./