Kuriozitete
Amerika shton forcat e sigurisë në Kosovë
Rreth 130 ushtarë të batalionit të parë me bazë në Tupelo të Mississippi, të Regjimentit të 185-të të aviacionit do të shpërndahen për dhjetë muaj në mbështetje të një operacioni të përbashkët ushtarët.
Zyrtarët thonë se këto trupa do të udhëtojnë për në Fort Hood të Texas këtë të diel e që mund të shërbejnë në Kosovë, shkruan clarionledger.com, transmeton Klan Kosova.
Kjo njësi do ta përfundojë këtë trajnim që të mund të shërbejë në Kosovë. Më pas po kjo njësi do të mbështesë operacionet e NATO të krijuara për mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Nga 130 gardianët, 60 prej tyre janë caktuar në selinë e regjimentit në Tupelo, kurse 70 të tjerët janë caktuar për Kompaninë A dhe D, AR 1-185 në Jackson. Ushtarët do të vendosen nga dy qytetet.
Zyrtarët kanë thënë se njësia do të ofrojnë mbështetje të aviacionit të krahut rrotullues që do të përdorë helikopterë të tipi UH-60 Black Hawk gjatë shërbimit në këtë regjion.