Kuriozitete
Durrës, tentoi të kalojë 23 kg drogë drejt Italisë, pranga 41 vjeçarit
Një 41 vjeçar ra në prangat e policisë teksa tentoi të trafikojë Cannabis Sattiva drejt Italisë.
Policia sekuestroi 23.2 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Më datë 13.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban.
Menjëherë u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 23 pako me peshë rreth 23.2 kg me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
• Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike” e mbetur në tentative parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.