Showbiz
Samanta Karavella ‘ndez’ skenën e The Voice…Ja 4 finalistë! (VIDEO)
Pjesë e finales të “The Voice” nuk do të jetë Shpënd Hysaj dhe Mario Mancelli. Ata nuk siguruan votat e mjaftueshme nga publiku dhe u larguan nga gara në gjysmëfinale.
Katër artistët siguruan biletën për mbrëmjen finale të ‘The Voice of Albania’ janë Anxhela, Lidia, Klinti dhe Lisi.
Një nga mbrëmjet më të rëndësishme të rrugëtimit në The Voice, u çel me një performancë që ndezi skenën nga Samanta Karavella.
“Asnjo si un”, “Na e dina” dhe “Si ai” ishin tre këngët të cilat solli ngritën në këmbë publikun e pranishëm.
Artisti Lis Asllanaj nga Skuadra Rona ishte ai që nisi garën në mbrëmjen gjysmëfinale. Ai solli në skenë materialin muzikor “1612” nga Vulfpeck.
Artist ii Skuadra Alban Shpend Hysaj më i komentuari në rrjetet sociale gjatë gjithë mbarëvajtjes së spektaklit , performoi “Nuk kërkoj tjetër njeri” të Elton Dedës.
Artistja e vetme e mbetur në garë nga #SkuadraBesa, sonte performoi “Ërecking Ball” nga Miley Cyrus. Si çdo herë në grintë,akoma më shumë edhe këtë gjysmëfinale.
Mario Mançelli, rokeri i fundit në garë solli “Bring me to life” .
Klinti, erdhi një “pop star” në gjysmëfinale. Ai performoi “La Notte” nga Moda. Për herë të parë me një material muzikor në gjuhën italiane.
Lidia Lufi nderoi figurën e Nexhmije Pagarushës në gjysmëfinale duke performuar “Vetë ke mbet” të artistes së madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha. Kjo këngë emocionoi të pranishmit pasi Lidia i’a doli të transmetojë emocion.
Shpat Deda sjell “Ninullë”-n e tij ndryshe. Artisti I dytë I ftuar në gjysmëfinale, u ngjit në skenë për të performuar këngën e tij.
Komentet u përcollën live nga V-Room nëpërmjet reporteres Fjoralba Ponari, ndihmës trajnerëve dhe të ftuarve. Nën autorësinë dhe moderimin e Ledion Licos “The Voice” mbërrin pas kësaj mbrëmjeje në finale, nga ku priten emocione të mëdha.