Kuriozitete
Rrëfimi i gjimnazistit për mësuesen e tij ka tronditur opinionin: Ajo më përdor vetëm për marrëdhënie
Një i ri britanik ka rrëfyer përmes një letre historinë e tij me ish-mësuesen e gjimnazit me të cilën kishte filluar një flirt apo më mirë të quhet një raport përfitimi vetëm për seks. Ai tregon se në fillim e ka tërhequr shumë kakrakteri i mësueses, por me sa duket ajo e ka dashur vetëm për seks dhe asgjë më shumë. Kur ai e ka kuptuar këtë i është drejtuar psikologes së gazetës “The Sun” për t’i kërkuar këshilla.
Jam 18 vjeç dhe prej një viti kam përfunduar gjimnazin. Nuk kam qenë asnjëherë ndonjë nxënës ekselent, ndaj gjithmonë rrija pas mësimit dhe bëja orë shtesë me zyshën e gjuhës. Ajo ishte 29 vjeçe dhe beqare…dhe ishte një super femër. Gjithmonë më ka tërhequr dhe dalloja që edhe ajo tërhiqej pas meje, por nuk kemi bërë asnjë hap më shumë gjatë periudhës së shkollës. Pasi kisha përfunduar shkollën, e takoj atë pas 6 muajsh në një supermarket. Që sa u takuam u ndje që kimia mes nesh dhe tërheqja ishte ende prezente. Pasi folëm pak, aty ajo më ftoi në shtëpinë e saj. U ngjitëm lart dhe sapo hoqi pallton që kishte veshur, doli në pah trupi i saj fantastik. Pimë nga një gotë verë dhe më pas filluam të putheshim…e sigurisht që përfunduam në shtrat. Atë natë unë fjeta në shtëpinë e saj dhe kur u zgjuam në mëngjes bashkë ishte një magji… Tashmë ne takohemi shpesh dhe bëjmë seks, por unë kam filluar të dashurohem me të çdo ditë e më shumë dhe dua që të kemi një lidhje normale. Por ajo më thotë që lidhja jonë është vetëm për seks dhe se ajo nuk do asgjë më shumë me mua…por unë e dua atë”, përfundon ai.
Ndërsa psikologia i kthen një përgjigje të thjeshtë, por me kuptim:
Ju jeni të dy adult dhe ti nuk je më në shkollë, por ndoshta ajo shqetësohet për reputacioni e saj pasi ndoshta mendon se njerëzit do të mendojnë që ju jeni lidhur që kur ti ke qenë nxënësi i saj, dhe kjo do t’i shkatërronte karrierën. Por nga ana tjetër ti je i ri dhe ndoshta pas pak kohësh do të lodhesh me të dhe do të kërkosh një vajzë afër moshës tënde. Ndaj nuk duhet të nxitohesh dhe as t’i bësh asaj presion për një lidhje normale”.