Kuriozitete
Media angleze kap mat bosin shqiptar në hotel me Pamela Anderson
Janë shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje të mundshme të milionerit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu me yllin kinematografisë botërore, Pamela Anderson.
I lakuar shpesh për pasurinë e tij në Shqipëri, si milioneri më i ri në moshë, Fatmiri duket se po hedh hapa më shumë në raportin e tij me sex-simbolin Pamela Anderson.
Media e njohur angleze, Daily Mail ka publikuar disa foto ku duket Fatmiri në shoqërinë e Pamelës duke dalë nga një hotel.
Me sa duket lidhja e tyre nuk mbetet vetëm në kuadrin e marrëdhënies socilale. Para disa ditësh lidhja e tyre u përfol kur Pamela dhe Fatmiri u panë së bashku në të njëjtin event, shumë pranë njëri tjetrit. Zërat filluan të shtohen kur diva 49 -vjeçare komentonte në publikimet e djalit të makinave luksoze dhe dukej gati e magjesur prej të riut.
Këto zëra i vuri vulën Daily Mail ku i shohim së bashku të dalin nga i njëjti hotel luksoz në Maiami.