Kuriozitete
Ngeli shtatzënë në Big Brother, përgjigja e të dashurit e lë me gisht në gojë
Në krevat, Donaldi dhe Elisona diskutojnë dhe bëjnë batuta me njëri-tjetrin dhe këtyre batutave u bashkohet edhe “komshiu” Olsi.
Olsi i thotë Elisonës se “do t’i lërë granatën në dorë”, ndërsa Elisona i drejtohet Donaldit me një deklaratë të fortë.
“Donald, më ke lënë shtatzënë”, i thotë ajo.
“Çfarë thua moj?! Unë jam steril!”, i përgjigjet ai.
Më pas, Olsi pyet Elisonën nëse e pëlqen Donaldin pa mjekër. Ajo i thotë “jo” dhe Donaldi shpjegon pse.
“Se dukem si konviktor, prandaj”, shton ai, duke iu rikthyer bisedës së mëparshme.
“Dobësohu pra, lopë!”, i thotë ai Elisonës me shaka dhe më pas çifti puthet e përqafohet.