Connect with us

E takoi në një restorant, Princesha e Japonisë lë kurorën për punëtorin e plazhit

Kuriozitete

E takoi në një restorant, Princesha e Japonisë lë kurorën për punëtorin e plazhit

Kur “Hirushja” vendoset në versionin mashkull, atëherë historia e përrallës së kthyer realitet ka ndodhur në Japoni. Princesha Mako e Japonisë është gati të heqë dorë nga titulli mbretëror e çdo privilegj tjetër që i jep statusi i saj, për t’u martuar me njeriun e zemrës, një djalë të cilin e ka takuar 5 vite më parë në një restorant.

Mbesa e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino, do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsadiplomuar.

Planifikimi i dasmës ka nisur tashmë. Vetëm se, në momentin e shkëmbimit të unazave, ashtu siç e dikton tradita japoneze, 25-vjeçarja do ta humbasë titullin e vet e do të kthehet në një shtetase të thjeshtë.

Komuro njihet ndryshe edhe si “princi i detit”, për shkak të pjesëmarrjes në disa spote publicitare dhe promovimit të turizmit në plazhet e prefekturave Shonan dhe Kanagaëa.

I pari në linjën e fronit mbretëror është aktualisht xhaxhai i Makos, Princi Naruhito. Pas tij vijnë me radhë babai i saj, Akishino, dhe vëllai i vogël. Përgatitjet për dasmën duket se do të kërkojnë kohë, pasi ngjarja do të jetë e mbushur me rituale, siç ndodh shpesh në dasmat japoneze, veçanërisht ato të rangut të lartë.

Ndryshe nga familja mbretërore në Angli e ato në vende të tjera europiane, perandori japonez dhe të afërmit e tij përgjithësisht preferojnë të mbeten larg syve të publikut, ndonëse udhëtojnë shpesh jashtë kufijve dhe marrin pjesë në shfaqje kulturore.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top