Kuriozitete
E humbi gruan pasi e la në bastore
Çmenduritë e basteve nuk kanë të sosur.
Të vësh gruan bast me shokun e ngushtë, kjo është e padëgjuar.
Ngjarja ka ndodhur në Tanzani.
Një tifoz i flaktë humbi gruan e tij në bast.
Osasu Obijava vuri bast me shokun e tij për derbin Yong Africans – Simba Club dhe të dy ranë dakord që fituesi i bastit do merrte si shpërblim bashkëshorten e shokut.
Për ta bërë të besueshëm bastin, dy shokët e faktuan gjithë “marrëveshjen” në një copë letër.
Në fund ishte Osasu Obijava fatkeqi që humbi gruan.
Ai i besoi më tepër ekipit të zemrës, por ndodhi që këtë radhë ekipi e la në baltë dhe më keq akoma edhe pa grua.