Kuriozitete
Ditëlindja shqiptare përfundon në grushte mes të rinjve, sherr për vajzat (Video)
Janë mbledhur për të festuar një ditëlindje, por kanë përfunduar duke u zënë me grushte.
Sherri ka ndodhur në Bulqizë, ku dy grupe të rinjsh, rreth 18-vjeçarë janë zënë me grushte jashtë një lokali.
Sipas raportuesit, të rinjtë janë zënë për disa vajza. Konflikti ka nisur gjatë ditëlindjes, ndërsa grupet e djemve kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.
Siç duket në video, ky “sqarim” ka përfunduar në grushte e sherre, duke bërë që të ndërhyjë policia.