Kuriozitete
Danjeli ‘kërcënon’ Elsamedin: “Jashtë nuk do të kesh guxim të flasësh për Fotininë!”
Debati mes Danjelit dhe Elsamedit përshkallëzohet. Elsamedi i thotë se nuk ka argumente në debate dhe u shmanget atyre. Danjeli nuk është dakord.
Elsamedi: Unë s’ju kam sulmuar.
Danjeli: Puçi-puçi, kukulla, ta mbush mbrapa, s’ke karakter, s’i ke thënë ti këto?
Elsamedi: Kjo video do të jetë në Youtube dhe do të dalësh keq. Unë gjërat që them i pranoj. Që s’ke karakter e kam pranuar.
Danjeli: Ku e merr të drejtën të thuash këtë ti?
Elsamedi: Më ke thënë që jam vegël. Ku e merr të drejtën ti? Ti s’ke besim te vetja.
Danjeli: Ti e bën trillim.
Elsamedi: Trillim je vetë.
Danjeli: A ke gjë tjetër? E di sa më peshojnë fjalët e tua?
Elsamedi: Pse mua?
Danjeli: Nuk ke fytyrë! Shkon e sulmon femrat.
Elsamedi: Një femër që nuk meriton respekt, nuk e meriton, të paktën unë nuk shtirem.
Danjeli: Jashtë mos merr guximin t’ia thuash atë fjalë Fotinisë. Këtu thuaj çfarë llafi të duash, por jashtë është muhabet tjetër.
Elsamedi: Po më kërcënon?
Danjeli: Merre si të duash.
Elsamedi: Më ke prekur te flokët, do kishe marrë dënim. Shkele kontratën.
Danjeli: Ti ishte duke kënduar për Fotininë dhe unë bëra pjesën e DJ. Nuk të preka. Sa herë të flasësh për Fotininë laj dhëmbët.