Kuriozitete
Më në fund, këngëtarja e njohur shqiptare tregon të vërtetën për lidhjen e saj! (Foto)
Jeta private apo historitë e dashurisë të këngëtarëve kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave dhe të publikut.
Kur vjen puna tek Kejsi Tola, kjo kureshtje është shumëfish më e madhe edhe për vetë faktin që këngëtarja është treguar mjaft hermetike lidhur me jetën e saj private.
Së fundmi, ajo u përfol për një lidhje me këngëtarin Brano Agovi, nxitur kjo nga një foto e postuar në Instagram ku dy artistët shfaqen pranë njëri tjetrit.
Ama, Kejsi i ka hedhur poshtë të gjitha këto lajme me një postim në Instagram, ku ka shpërndarë foton e lajmit në fjalë dhe shkruan: “Fake/ Gënjeshtër!”.
“Të paktën, tani mund të shkruani një lajm të vërtetë!”, – shkruan Tola në Instagram.
Pra, na duhet të presim akoma për lajme të mira nga Kejsi.