Kuriozitete
Burrit tim nuk i pengon pse kam mbetur shtatzënë me tjetrin!
Ajo që më ka ndodhur mua është diçka për të cilën njerëzit do të mendojnë se është histori që nuk i përket vendit tonë. Jam munduar edhe vetë, me qindra herë, të mos ia besoja vetes këtë që më ka ndodhur, por realiteti im ishte edhe më i vrazhdë sa që mendoja në fillim. Thënë të drejtën, isha lindur në fatkeqësi, kisha rënë në dashuri në fatkeqësi dhe u martova e u bëra nënë në fatkeqësi, shkruan T.
Në martesë gjërat ndryshuan krejtësisht. Unë e doja ashtu siç e kisha dashur prej fillimit, mirëpo ai filloi të ndryshonte për të keq. Filloi të bëhej më agresiv me mua dhe në disa raste edhe t’më ofendonte në mënyra të ndryshme. Ç’është më e keqja, as që e dija arsyen… Asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja të dilja me ndonjë tjetër, si grua e pakënaqur në martesë…
Sepse, gjithmonë i kam urryer gratë që tradhtonin burrat e tyre, meqë kjo ishte poshtërsi e madhe për mendimin tim. Fillimi i martesës sonë ishte në rregull, por më vonë përnjëherë u rrokullis gjithçka: ai filloi të flinte në shtrat tjetër, e jo me mua! Kjo më shkaktonte dhembje, vuajtje shpirtërore, nga njëra anë, ndërkaq as nuk më lejonte të largohesha nga shtëpia e tij, në anën tjetër. Në fakt, unë përpiqesha ta shpëtoja martesën tonë, por ai nuk më dilte në ndihmë… Nuk më lejonte as të shkoja shpesh te prindërit e mi, të cilëve as që guxoja t’u tregoja se ç’ndodhte me mua në atë shtëpi të mallkuar… Isha në pikë të hallit…
E martuar, por e ndjeja mungesën e mashkullit Megjithatë, doja ta mbaja fshehur nga të tjerët tmerrin që përjetoja unë… Pra, jetoja në shtëpinë e tij, duke ndjerë mungesën e mashkullit. E unë? Në shenjë të hakmarrjes zgjodha një rrugë tjetër: gjeta një burrë me të cilin takohesha tinëz burrit tim. E dija se ai tjetri nuk do më merrte për grua, por në rastin tim ishte me rëndësi të kënaqesha… Ai ishte pajtuar ashtu si dhe unë, që lidhja jonë të ishte vetëm për kënaqësi dhe asgjë më shumë…
Barku im i fryrë ishte fatkeqësi në vete, aq më keq kur e dija se babai i foshnjës sime nuk ishte burri im… Dhe, pas nëntë muajsh u bëra nënë e një djali të vogël…
Dhe, në një moment depresioni, i thashë: “Djalin nuk e kam me ty!”. Por, ai këtë gjë e mori tallje… E, ai as sot nuk më beson, ani pse ndaj djalit e ka ndryshuar sjelljen, shpeshherë edhe e qorton rëndë… Tash kam mbetur në mes të rrugës: babai i djalit tim tash është martuar, ndërsa unë ende vazhdoj të jetojë me burrin tim, i cili më shumë më ofendon sesa më jep bukë e dashuri…
Ende më mungon “ilaçi” i trupit tim Kështu, djali u rrit, ai tjetri u martua, kurse unë ende fle në shtrat tjetër e jo me burrë… Sidoqoftë, nuk fsheh faktin se do mund të rrezikoj edhe një herë për ndonjë lidhje të fshehur me burrë tjetër, sepse kam nevojë për “ilaçin” e trupit tim…T