Kuriozitete
Bariu nga Hani i Elezit, një kalendar lëvizës: Mjafton t’ia thuash datën dhe vitin, ai e gjen ditën (Video)
Servet Hasallarit shpeshherë i duhet ta kërkojë vëllaun e tij. Kjo pasi shumicën e kohës Xhevahiri e kalon jashtë shtëpisë, duke u kujdesur për bagëtitë.
E veçanta e 54-vjeçarit nga Hani i Elezit, i cili ka veç tetë vite shkollim, është mbajtja mend e kalendarit. Mjafton të thuash datën dhe vitin që Xhevahiri ta tregojë ditën se çfarë ka qenë.
Ky nuk e ka problem ta thotë edhe se çfarë dite i bie datave të caktuara viteve të ardhmen. Ai nuk e ka problem edhe kur pyetet për datat e lindjes së politikanëve kosovarë.
Xhevahiri jeton i vetëm e në kushte të rënda ekonomike, e madje nuk ka as televizor.