Connect with us

Frizurat më të mira për femrat pas të dyzetave: Do t’ju rinojnë edhe deri në 10 vjet! (Foto)

Kuriozitete

Frizurat më të mira për femrat pas të dyzetave: Do t’ju rinojnë edhe deri në 10 vjet! (Foto)

Sapo të arrini në moshën e caktuar, harroni flokët e gjatë.

Nëse nuk keni besim në kremrat për eliminimin e rrudhave dhe nuk jeni adhuruese e kirurgjisë estetike, ndërkaq dëshironi të dukeni më të reja, zgjidhja për ju është ndryshimi i frizurës!

Për fillim, kini parasysh që duhet patjetër t’i harroni flokët shumë të gjatë dhe t’u ktheheni formave moderne, të cilat janë armë sekrete për rinimin e shumë bukurosheve të njohura botërore, transmeton Telegrafi.

Të gjitha damat, frizurat e të cilave do t’i shihni, kanë hyrë në këtë moshë, andaj zgjedhjet e tyre janë shumë të sigurta nëse dëshironi të dukeni më të reja!

Shikoni në vijim cila frizurë ju përshtatet dhe menjëherë shkoni te frizeri!

Pamela Anderson

Kur para disa ditëve është shfaqur në tepihun e kuq, aktoren Pamela Anderson mezi e njohën! Frizura e re e ka rinuar minimin për 10 vjet, prandaj nëse dëshironi efektin e këtillë, me rastin e shkuarjes së radhës tek frizeri, tregojani këtë fotografi!

Sharon Stone

Nëse jeni adhuruese e flokëve të shkurtër, kërkoni nga frizeri t’jua rregullojë flokët në stilin e aktores së njohur Sharon Stone dhe menjëherë do t’i fshihni disa vite!

Emma Thompson

Versioni i ngjashëm i frizurës si ai i Sharon Stone kur është fjala për gjatësinë, por me vëllimin dhe balluket e theksuara në ballë, do t’i zbutë vitet dhe do të mbulojë rrudhat në ballë.

Amanda Holden

Flokët e aktores së bukur gjithmonë janë të rregulluara, sepse janë arma e saj kryesore për dukje më të re. Gjatësia e flokëve sikur të saj janë ideale për damat të cilat i kanë kaluar të dyzetat, mirëpo nëse bëni tallaze në fund të flokëve, rezultati do të jetë i paparë!

Julianne Moore

Tashmë disa vjet, pos ushqimit dhe ushtrimeve, aktorja përdor edhe frizurën në mënyrë që të duket më e re. Kjo është zgjedhje ideale nëse jeni adhuruese e flokëve pak më të gjatë, andaj mund t’i lëshoni më së shumti deri në mes të shpinës, mirëpo me kusht që t’i krijoni disa shkallë.

Nicole Kidman

Flokë të gjata në ngjyrë të shndritshme pa balluke janë zgjedhje ideale për të gjitha damat të cilat dëshirojnë t’i fshehin disa vjet nga fytyra dhe që e gjithë bukuria e tyre të nxirret në pah.

Raquel Welch

Asnjë frizurë nuk do t’ju rinojë më mirë sesa frizura e joshëse e kohës e Raquel Welch, e cila me tallaze të buta në flokë të shkurtër zbut kohën e cila kalon pa mëshirë.

Uma Thurman

Gjatësia e flokëve deri tek supet është ideale për damat të cilat kanë hyrë në decenien e katërt, andaj nuk është për t’u çuditur që aktorja Uma Thurman ka zgjedhur mu këtë frizurë për t’u kthyer në skenën publike pas periudhës së rëndë jetësore.

Salma Hayek

Salma Hayek në Festivalin e Kanës ka ngazëllyer të gjithë të pranishmit me imazhin e ri – flokët i ka ngjyrosur me ngjyrë të gështenjtë dhe i ka shkurtuar në pazh të rrafshët deri tek supet! Ky hap ishte më se i qëlluar, sepse Salma tani duket së paku 10 vjet më e re!

Charlize Theron

Bukuroshja e përhershme, Charlize Theron, i ka mbushur 41 vjet, ndërkaq frizurën ia ka përshtatur tamam moshës së vet. Flokët e shkurtër e kanë freskuar dhe rinuar, ndërkaq shumica thonë që duket shumë më e bukur sesa kur ka qenë më e re! /

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top