Connect with us

Pse nuk duhet ta shtypni kurrë një shumëkëmbësh – edhe nëse ju frikëson

Kuriozitete

Pse nuk duhet ta shtypni kurrë një shumëkëmbësh – edhe nëse ju frikëson

Shumëkëmbëshi i shtëpisë (scutigera coleoptrata) është një nga heronjtë më të keqkuptuar nga llojet e insekteve. Gjithnjë bërtasim me neveri kur i shohim nëpër shtëpi. Por në fakt edhe pse ju mërzit prania e tij, mos e vrisni.

Ai është një grabitqar i dobishëm ‘arthropod’, me origjinë nga Mesdheu. Shumëkëmbëshat e shtëpisë janë gjuetarët e tokës që i hasim më shpesh në bodrume të lagësht dhe banjo. Dhe, ndërsa disa prej tyre e kalojnë gjithë jetën në shtëpi, të tjerët mund të gjenden jashtë gjatë sezonit të rritjes.

Atje, ata konsumojnë dëmtues të tillë, si larva dhe insekte të tjera tokësore, merimanga, derisa temperaturat e ulëta i përzenë ata brenda shtëpisë në vjeshtë. Edhe pse emri ‘centipedes’ do të thotë ‘100 këmbësh’ ata kanë vetëm 30 këmbë.

Pjesa e përparme e tyre shërben për injektimin e helmit te viktimat e tyre, por mos u bëni merak. Këto këmbë janë shumë të dobët për të ndikuar lëkurën e njeriut. Gjymtyrët e tjera u lejojnë atyre të ecin me shpejtësi të lartë dhe t’u ngrejnë kurth insekteve, duke përdorur një taktikë të quajtur ‘lassoing’.

Po aq mbresëlënëse është kur ata ballafaqohen me kërcënime. Ata mund të vetë-presin këmbët e tyre për t’u shkëputur nga grabitqarët. Nëse vërtet nuk mund t’i shikoni para syve, ju e dini se prania e tyre në shtëpi është shpesh tregues se keni të çara në themelet e mureve dhe boshllëqe rreth dritareve, një problem që duhet ta zgjidhni menjëherë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top