Connect with us

Edhe grua edhe pa burrë!

Kuriozitete

Edhe grua edhe pa burrë!

Jam Z., 47-vjeçare, e braktisur nga burri. I kam dy fëmijë. Jetoj nga ndihmat e vëllait, shkruan Z., nga Prizreni.

Para 30 vjetësh më fejuan prindërit pa më pyetur fare me një djalë të fshatit të dajave. Ai punonte mësues në fshat.

Atëherë ishte kulmi i lumturisë nëse fejoheshe me mësues, sidomos në rrethin ku edhe u fejova unë. Kështu, unë, edhe pse e njihja pak, nuk kundërshtova fare.

Megjithëse, në atë kohë, edhe po të mos më pëlqente fejesa, kush guxonte të kundërshtonte…

Pas fejesës, burri im i ardhshëm u regjistrua në shkollë të lartë në Gjakovë dhe zuri të fliste se nuk do më merr për grua, mua, kinse prizrenasen e lazdruar, ani pse vetë e pat quar mesitin të më lypte. Kështu, kaluan dy vjet…

Kur ai e kreu shkollën e lartë, babai im e qoi mesitin tonë që të merreshim vesh a do më marr ai për grua a jo.

“O merre menjëherë, o lëshoje menjëherë!”, e kishte porositur mesitin që t’ia përcillte të fejuarit tim.

Dhe, ai vendosi të më merrte. Mirëpo, me mua ka fjetur vetëm natën e parë të martesës. Kurrë më!

Atë natë ka qenë i mirë. Kam jetuar tutje me të në të njëjtën shtëpi, por kurrë më në të njëjtin shtrat. Kurrë më me mua nuk ka folur për shtrat. Pse?

Nuk e di. Ndoshta pse unë nuk i kisha shkuar e virgjër, meqë me një fqinj timin kishim pasur shumë herë marrëdhënie seksuale, sepse e donim njëri-tjetrin, por nuk kishim guxim ta përmendnim martesën, meqë familjet tona ishin të hasmëruara që moti…

Edhe pse aso kohe e kisha të kryer vetëm shkollën fillore, kisha bukuri të rrallë, e që të rinjtë më vardiseshin sa herë që dilja në qytet.

Më lakmonin të më kishin dhe arriti të më kishte vetëm fqinji, e që e përmenda më lart.

Familja e burrit tim sillej jashtëzakonisht mirë me mua, por asnjëherë nuk kam pasur guxim ta hap me vjehrrën problemin tim: se djali i saj, veç natës së parë, kurrë më nuk kishte fjetur në shtrat me mua…

Prej natës së parë, për fat timin të keq, mbeta shtatzënë. Pas nëntë muajsh linda binjakë: djalë e vajzë. Të mirë e të shëndoshë si drita.

Kurrë nuk i ka kapur në duar, kurrë nuk u ka buzëqeshur… Një natë dimri u ra gripi. Kishin temperaturë të madhe. Vjehrra ndodhej në gjini të saj.

E luta burrin t’i dërgonim fëmijët te mjeku, por as që u brengosë. Të nesërmen i dërgova vetë te mjeku, ashtu si munda… Djali kishte marrë kallje truri.

Tash është bërë burrë, por herë-herë ka nga pak probleme.

Prindërit nuk më lejonin të ndahesha, ani pse, më në fund, ua thashë troç të gjitha… “Herë do kur do të kthehet te ti”, më thoshin, por vetëm të kisha durim.

Ndërkohë, burri im zuri punë në njërën nga shkollat e mesme të Gjakovës dhe pas tre vjetësh mori një nxënëse të veten. Tash mu shtua edhe një problem: ortakja.

E, prindërit përsëri nuk më lejonin të ndahesha, duke m’i thënë fjalët e njëjta si dikur – se ai do më kthehet herë do kur…

Dhe, kur panë që ai nuk do më kthehet në shtrat, prindërit më thanë t’ia lija fëmijët burrit e të gjeja një burrë tjetër.

Por, mua nuk më bënte zemra të ndahesha prej tyre. Tash po bëhen shumë vjet që i mora fëmijët dhe e braktisa tim burrë.

Jetoj me nënën, meqë babai ka kohë që më ka vdekur. Jetoj në shtëpinë time që ma ndërtoi vëllai i madh, e që jeton e punon në Zvicër.

Djali ka zënë një punë si roje në një fabrikë tonën, kurse vajza pas kryerjes së fakultetit punon profesoreshë, është martuar dhe kujdeset për familjen e vet.

Sidoqoftë, edhe pse më ka munguar gjithmonë ta kem një mashkull në shtrat, nuk jam pishman që i kam ruajtur fëmijët, që jam flijuar për ta…

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top