Connect with us

Foshnja në makinë nuk merrte frymë, polici thyen xhamin dhe përlotet nga historia e nënës

Kuriozitete

Foshnja në makinë nuk merrte frymë, polici thyen xhamin dhe përlotet nga historia e nënës

Mendoj se shumë prej nesh i njohin disa nga rregullat themelore të sigurisë për një fëmijë brenda makinës.

Për këtë arsye kur dikush  e sheh se këto kushte nuk plotësohen, duhet të ndërhyjë që të shpëtojë fëmijën, jeta njerëzore është gjithmonë më e rëndësishme se çdo lloj dëmi material.

Sigurisht nganjëherë mund të përballemi me situata mjaft absurde.

Kështu ka ndodhur me togerin Jason Short të New Hampshire i cili mori telefonata emergjente nga një parking i WalMart, duke shpjeguar se kishte një fëmijë të mbyllur plotësisht në një makinë.

Ishte një pasdite shumë e nxehtë dhe kjo përbënte rrezik për të vegjlit, sidomos nëse ishin të mbyllur në makinë. Short nxitoi për te makina në fjalë dhe theu xhamin e makinës sepse fëmija as nuk qante dhe as nuk merrte fyrmë… Nxitoi ti jepte frymëmarrje, por vetëm kur e preku kuptoi që ishte një kukull.

Ajo ishte një kukull hiper-realiste, e bërë nga silikoni dhe mund të mashtrojë çdokënd, madje edhe Short tregoi që edhe pasi e mësoi se ishte një kukull iu deshën minuta ta besonte.

Pak kohë më vonë erdhi “nëna” e kukullës, Carolyne Seiffert, e cili shumë e pikëlluar shpjegoi se që kur ajo e humbi fëmijën e saj, i është dedikuar krejtësisht ndaj kësaj kukulle. Natyrisht, kur dëgjoi historinë e saj, Short nuk u shqetësua, përkundrazi, ai ofroi të paguante xhamin e thyer.

Seiffert tashmë është zotuar të mbajë një shkresë që shpjegon se foshnja brenda makinës është vetëm një kukull, duke shpresuar që të shmangësh konfuzione si ky.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top