Kuriozitete
Tiranë/ Porositi kremin për akne, nuk u beson syve nga ajo që i ndodh më pas
Një vajzë 20-vjeçare nga Tirana kontaktoi me një faqe në Instagram e cila shiste produkte online. Ajo porositi një krem për eleminimin e akneve por mbeti pa fjalë në momentin që mori në dorëzim pakon e ardhur me postë.
Vajza denoncon pranë redaksisë sonë faktin që pasi u ankua, faqja në fjalë e bllokoi. Ky është një tjetër rast kur qytetarët bien pre e mashtrimeve të ulëta.
Përshëndetje JOQ. Pasi kam çuar këtë foto dhe kanë kuptuar që kanë sjellë porosi të gabuar. Një produkt që kushtonte më pak lek e kanë këmbyer me atë që doja unë që kushtonte më shumë. Morën lekët ua çova foton e më bën bllok pa thënë asgjë sapo panë këtë foto. Ai që më sollën ishte rreth 13 mijë të vjetra, atë që doja të blija ishte 22,500 lekë të vjetra. Kjo faqe mesa kuptova unë ka ca produkte bimore dhe unë si klient bëj porosi, ata të thonë që ta dërgova, me postë ta sjell korrieri ose merre vetë dhe në momentin që merret porosia bëhet pagesa. Këta nuk mbajnë më pergjegjësi dhe pse posta ose ata vetë kanë bërë gabim. Të sjell 1 produkt që ti as e ke porositur fare.