Kuriozitete
Merkel: Vendimi i Trumpit është për të ardhur keq
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur se vendimi i presidentit Donald Trump që të tërheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Marrëveshja Klimatike e Parisit “nuk mund dhe nuk do të ndalë të gjithë neve që ndjejmë detyrim për të mbrojtur planetin”.
Merkel të premten u ka thënë mediave se vendimi i Trumpit është për të ardhur keq, por shtoi se “Tani është e domosdoshme që të shikojmë përpara pas shpalljes së mbrëmshme të administratës amerikane”.
Merkel tha se Gjermania së bashku me të tjerët do të bashkojnë forcat për sfidën më të madhe për njerëzimin, siç janë ndryshimet klimatike, raporton Anadolu Agency.
Ajo shtoi se Marrëveshja e Parisit doemos duhet të mbahet dhe “neve askush dhe asgjë nuk do të na parandalojë për këtë”.