Kuriozitete
Vajza, kjo është koha më e mirë për t’i hequr qimet e këmbëve
Heqja e qimeve në këmbë mund të jetë ndër gjërat më të mërzitshme, më frustuese dhe më bezdisëse nga të gjitha ‘detyrat e bukurisë’ që ekzistojnë. Megjithatë, para se ta kapni briskun e rrojës, është mirë të dini diçka…
Good Housekeeping raporton se ka një kohë të caktuar të ditës që është më e përsosura për heqjen e qimeve të këmbës dhe nuk është para gjumit të mëngjesit. Sipas tyre, koha më e mirë për ta kryer këtë detyrë bukurie është gjatë natës.
Ekspertët e bukurisë thonë se heqja e qimeve të këmbës duhet të bëhet para se të flini. Kjo për shkak se kur flemë, këmbët tona nxehen dhe bymehen, që do të thotë se qimet e vogla të cilat keni harruar t’i hiqni, rikthehen në gjëndrat e tyre dhe janë më pak të dukshme.
Kjo do të thotë se kur zgjoheni në mëngjes, këmbët do t’i keni shumë më të buta dhe joshëse.
Por, nëse përfundoni duke i hequr qimet në mëngjes, atëherë kur dilni jashtë i ftohti do të shkaktojë pore dhe lëkura do të ngushtohet, që do të thotë se qimet e ‘harruara’ do të jenë shumë më të dukshme.