Kuriozitete
Qeni hero, shpëtoi vogëlushen nga gjarpri i rrezikshëm
Një familje në Florida, që kishte shpëtuar një qen të pastrehë, u shpërblyen nga pastori gjerman pasi ai ua shpëtoi vajzën 7 vjeçare nga një sulm vdekjeprurës i një gjarpri – por i cili e pësoi gjatë këtij akti, ku mbeti i kafshuar tri herë.
7-vjeçarja Molly DeLuca ishte në oborrin mbrapa shtëpisë së familjes Tampa me gjyshen e saj dhe qenin Haus, kur u vizituan nga një gjarpër i rrezikshëm.
“Ai e mbrojti vajzën time”, tha nëna e Molli-t, Donya. “Ai po qëndronte në mes të saj dhe gjarprit, duke mos e lënë që ta kafshonte”, shtoi ajo, transmeton Gazeta Express.
Haus u kafshua tri herë nga gjarpri duke e mbrojtur Molly-n, duke refuzuar të tërhiqej edhe pasi u kafshua. Gjarpri e helmoi aq shumë qenin sa që ai tani është në gjendje të rëndë.
Familja e kishte adoptuar qenin kohët e fundit, por ai ishte lidhur shpejtë me Molly-n, vajzën 7 vjeçare.