Kuriozitete
Nuk përmbahet ylli i Kombëtares: Hakmarrje midis Izraelit (Foto)
Eros Grezda nuk është përmbajtur, pas fitores së Shqipërisë ndaj Izraelit.
Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”. Ndeshja e zhvilluar në “Sammy Ofer” përfundoi 0:3 në të mirë të Kuqezinjve, transmeton Gazeta Express.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Armando Sadiku, me dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Ledian Memushaj.
Pas sfidës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli i ri i Kombëtares, Eros Grezda, u shpreh i lumtur për këtë triumf, që u cilësua si hakmarrje, për shkak të humbjes së befasishme në ndeshjen e parë në Shqipëri.
“Bravo çuna. Krenar për këtë fanellë. Hakmarrje midis Izraelit”, ka shkruar Grezda në rrjetet sociale.
Pas kësaj fitore Shqipëria renditet në pozitën e dytë në Grupin G me nëntë pikë, aq sa ka edhe Izralei që renditet në pozitën e katërt.
Pozita e parë dhe e dytë mbahen nga Spanja dhe Italia që kanë nga 16 pikë. /Express/