Kuriozitete
Mbyti bashkëshorten e sëmurë, arsyeja e të moshuarit do t’ju prekë në zemër
Një 96-vjeçari i është pezulluar dënimi me 1 vit burg, pasi ka pranuar se ka mbytur bashkëshorten e tij, e cila vuante nga dementia. Burri është shprehur se ka qenë vetë bashkëshortja e ndjerë ajo që i ka kërkuar ta vrasë.
Jack Tindall u shpall fajtor për vrasjen e 88-vjeçares Ernestine Tindall. Para gjykatës ai pranoi vrasjen, ndërsa u shpreh se “Po, e mbyta, janë gjërat që ti bën për dashurinë”.
Çifti i moshuar kishin mbushur 68 vjet bashkëjetesë duke qenë të devotshëm ndaj njëri tjetrit dhe plot dashuri. Ata i kishin bërë premtim njëri tjetrit që në momentin që do të kishin nevojë për përkujdesje dhe do duhej të rrinin larg njëri-tjetrit, atëherë tjetri do e dinte se çfarë duhej bërë.
Ai ka treguar se gruaja i ka thënë “Mos më lejo të zgjohem në mëngjes, nëse më do siç të dua unë”.