Connect with us

Gjen gruan duke fjetur në krevat të vajzës, arsyeja ka emocionuar tërë botën

Kuriozitete

Gjen gruan duke fjetur në krevat të vajzës, arsyeja ka emocionuar tërë botën

Fotografia e një gruaje e cila fle në krevatin e vajzës bashkë me të voglën e saj pesë muajshe, ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Fotografia është realizuar në Michigan, SHBA, dhe është publikuar në Facebook nga fotografja Dayna Mager e cila tregon historinë e saj, duke bërë që postimi të shpërndahet rreth 25 mijë herë. Postimi nis kështu: “U futa në krevatin e vajzës me shpresën se do e qetësoja të voglën time, e cila qante pa fund nga dhimbjet e dhëmbëve”. Ky është pozicioni ku Matt, babai i të voglës Luella e gjeti të shoqen kur u kthye në shtëpi

Dayna vazhdon, “Po rrija atje, në ngrohtësinë e asaj mrekullie, duke përjetuar eksperiencën që quhet prindërim dhe u kujtova për një premtim që i kisha bërë”. Magar, vazhdon duke treguar për herën e parë kur ajo dhe i shoqi dolën, duke e lënë vajzën e tyre në shtëpi. Ishin në një koncert të organizuar nga komunitetit i krishterë dhe aty takuan një prift misionar. Ai u tregoi atyre për një udhëtim që kishte bërë në Ugandë, ku kishte vizituar një jetimore. Prifti u kishte thënë se kishte mbetur i befasuar nga heshtja e dhomës ku ishin qindra fëmijë, kështu që kërkoi të dinte pse ishte ajo heshtje.

Përgjigja që mori ishte drithëruese: “Pas një jave që qëndronin aty dhe pas orëve të shumta qarjeje, në fund pushonin kur e kuptonin se tek ata nuk do shkonte askush”. Ky shpjegim e turbulloi shumë Dayna, e cila shkruan, “U rrëzova”. Po atë natë gruaja u kthye në shtupi tek e bija dhe i bëri një premtim, “Premtimin që do rendja gjithmonë drejt saj. Kur është keq, kur është e trishtuar, do jemi gjithmonë për të. Do e përqafojmë dhe do i mësojmë të marrë vendimet e saja.

Do i shërbejmë si guidë, duke e mësuar se nuk ka asgjë të keqe të qash dhe të ndihesh e trishtuar”. Pikërisht për këtë arsye, ndonëse monitori për bebe i Luellës bie në dy të natës, Dayna vrapon drejt saj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top