Kuriozitete
“Vinte me mëngë të gjata, u tmerruam kur i pamë shenjat në dorë”, Balena Blu tashmë në Durrës
Shënohet edhe një tjetër rast i viktimës së radhës në Shqipëri të lojës “Balena Blu”. Bazuar në raportimin që ka bërë një qytetar si dhe fotot e sjella në redaksinë tonë, një djalë në moshë të madhe është prekur nga kjo lojë.
Ai ka bërë disa prerje në duar, çka kanë arritur ti dallojnë kolegët e punës. Djali punon në call center dhe u ka treguar miqve të tij se është në nivelin e 40-të të lojës.
Jeta Osh Qef, kemi një rast të pazakontë. Një djalë te puna ime që punon në call center dhe është 28-vjeçar, luan balenën blu. Po shkojmë ta çojmë tek një psikolog. Shyqyr që e kapëm se ne e shifnim që ishte çun i ndrojtur dhe kishte probleme familjare. Ishte në nivelin e 40-të na tha.
Për momentin është i shokuar sepse shyqyr e kapëm në kohë se nuk po na tregonte. Ka nja dy ditë që e shifshim dhe te puna qe kishte hapur adresën e Balenës Blu dhe na dukej e çuditshme sepse vinte me mëngë të gjata në punë.
Nuk e dimë çfarë vizatimi është ky në dorë, por thjesht na tha që i kanë kërkuar të presë dorën dhe të bëjë balenën”, – rrëfen miku i tij i punës.