Kuriozitete
Adoleshenti shqiptar shkon të mbledhë para për motrën, gjykata irlandeze tronditet kur mëson të vërtetën
Një shqiptar, 17 vjeç kishte shkuar në Irlandën e Veriut si azilkërkues. Historia e tij ka bërë që gjykatësit të mos merrnin një dënim të menjëhershëm për të. Shqiptari tregon se ka shkuar në Irlandën e Veriut, në përpjekje për të mbledhur para për motrën e tij të shurdhër.
Sebastian Tuci udhëtoi drejt Belfastit duke përdorur një mjet identifikimi që supozohet ta ketë siguruar nga një rrjet kriminal.
Ai këkonte punë jashtë vendit në përpjekje për të siguruar paratë e një operacioni për motrën e tij 25-vjeçare. Ai kishte huazuar 2,500 € nga një biznesmen i huave për të marrë letrat e rreme dhe biletat e Æuturimit nga bandat kriminale, u tha në gjykatë.
Ndërsa ai ishte duke u pyetur në kontrollin e emigracionit në Belfast, një anëtar i rrjetit të krimit dyshohet se i telefonoi dhe e kërcënoi atë. Në një deklaratë për të mbështetur kërkesën e tij për azil, Tuçi tha se kishte frikë të kthehej në Shqipëri për shkak të borxhit.
Ai tha se jeta e familjes së tij do të ishte në rrezik sepse banda kriminale do të dyshonte se ai u kishte dhënë emrat e tyre autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar. U pohua gjithashtu se disa persona persona të fesë myslimane nga një fshat fqinj në Rrillë kanë tentuar të rrëmbejnë kushërirën e Tucit dhe ta detyronin atë të përfshihej në një martesë, duke qenë se familja e tij i përkiste një pakice të krishterë shqiptare. Tuci, i përshkruar si një katolik i devotshëm, jeton në Belfast dhe shkonte në kishë rregullisht, gjatë gjithë sfidës së tij ligjore.
Vendimi i Xhastis Kolton (Justice Corton), lë të kuptojë që nëpunësit e Zyrës Qendrore do të duhet të rivlerësojnë kërkesën për azil të Tuci.