Kuriozitete
“Ajo kryen marrëdhënie me mua, por dëshira që kërkoi më futi tmerrin”
Një 29-vjeçar prej muajsh kishte filluar një raport intim me një grua disa vite më të madhe në moshë, me një 47 vjeçare. Ata u njohën në punë dhe raporti intim duket se kaloi në një nivel tjetër kur 47-vjeçarja u divorcua nga bashkëshorti dhe filloi të jetonte me të dashurin e ri. Por dëshira e saj e fundit e ka pezmatuar djalin. I gjendur në një panik, i riu ka vendosur t’i shkruajë psikologes së “The Sun”.
Letra e djalit vijon si më poshtë:
Prej afro një viti jam në lidhje me një grua 47-vjeçare dhe jam shumë i dashuruar me të. Ne kemi një lidhje shumë të bukur dhe seksi mes nesh është fantastik. Jemi njohur në punë dhe në fare pak kohë nisëm të flinim bashkë. Kohë pas kohë filluam të dashuroheshim me njëri-tjetrin, por ajo ishte ende e martuar dhe kishte një djalë 17-vjeç.
Pas disa diskutimesh, vendosi që t’i tregonte të shoqit se është me mua dhe më pas ata u ndanë. Por e keqja në këtë mes ishte se djali e mori inat dhe nuk i flet, e kjo gjë e ka lënduar shumë. Para pak ditësh ajo më tha se edhe pse më do, ka menduar të kthehet sërish te bashkëshorti… por unë nuk e dua këtë gjë dhe nuk di çfarë të bëj që ta mbajë afër meje”, përshtati “Panorama”
Ndërsa përgjigja e psikologes i jep ende shpresë:
Mosha juaj është një diferencë e dukshme, por nëse për ju nuk është problem atëherë çdo gjë është në rregull. Ndërkohë, sa i takon largimit të saj, duket të flasësh dhe ta bindësh se lidhja juaj mund të funksionojë pasi duheni. Me kohën ajo mund të rifitojë sërish të birin, e kështu çdo gjë do të shkojë mirë.