Kuriozitete
E rrallë/ 60-vjeçarja bëhet për herë të parë nënë e dy djemve binjakë
Në moshën 60 vjeç, Zoti e gëzoi me ardhjen në jetë të dy djemve të shëndetshëm. Claudette Cook u martua me bashkëshortin e saj para 10 vjetësh. Një vit më vonë, në moshën 51 vjeç, mjekët i thanë që nuk mund të lindte fëmijë sepse ishte shumë e vjetër. Por kjo nuk e pengoi çiftin që të eksploronte të gjitha mundësitë për t’u bërë prindër. Cook nisi trajtimet e fertilitetit vjeshtën e kaluar, dhe në fillim të këtij viti mori lajmin e gëzueshëm se ishte shtatzënë.
Më 25 shtator të këtij viti, erdhën në jetë djemtë binjakë Isak dhe Isia.
Edhe pse djemtë kanë lindur një muaj para, mjekët thonë se binjakët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata peshojnë rreth 2.3 kg dhe janë lindur me metodën cezariane për të shmangur çdo komplikacion.
Pas një beteje 10-vjeçare për të mbetur shtatzënë, Claudette më në fund ia doli, dhe këtë ajo ia atribuon fatit të saj të mirë dhe sigurisht edhe dietës së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.
“Mosha është vetëm një numër para Zotit. Plus që unë isha e shëndetshme dhe në formë”, është shprehur ajo për të përditshmen NBC.