Showbiz
AKTORJA TURKE HEQ DORË PËRFUNDIMISHT NGA AKTRIMI, ARSYEJA DO T’JU SHOKOJË
Aktoret turke janë bërë tashmë shumë të njohura për ne për shkak të roleve në telenovelat që janë transmetuar edhe në Shqipëri. Njëra nga aktoret më të dashura është edhe Nevahat Çehre, e njohur si Firdevs nga seriali “Dashuri e ndaluar”. Nebahat është komentuar gjithmonë për shkak të paraqitjes së saj pavarësisht moshës. Por një lajm i keq vjen së fundmi nga aktorja.
Nebahat Çehre ka vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi dhe të dalë në pension. Arsyeja e dorëheqjes së saj ka mërzitur edhe fansat pasi asgjë nuk e ka detyruar aktoren 73 vjeçare të tërhiqet nga aktrimi, as sëmundja e Alzheimer siç u përfol, por është vendimi i saj për të mos luajtur më në filma e seriale.
“Nuk dua të luaj më”, tha Nebahat në një deklaratë për mediat. Ndërsa pyetjes nëse do ta mendonte edhe një herë këtë vendim nëse do i bëhej një ofertë e parezistueshme, aktorja tha: “Nuk ka asgjë të parefuzueshme”.