Connect with us

Ky është burri shtatzënë në muajin e katërt, për të cilin po përflitet në të gjithë botën!

Kuriozitete

Ky është burri shtatzënë në muajin e katërt, për të cilin po përflitet në të gjithë botën!

Mashkulli transgjenik zbuloi se ishte katër muaj shtatzënë me fëmijën e tij të dytë, katër vjet pasi filloi të ndërronte gjininë nga femra në mashkull.

Kaci Sullivan, 29 vjeç, tashmë ka një djalë 5 vjeçar, Grayson *, i cili lindi kur ai ende nuk i ishte nënshtruar operacionit trasgjenik – dhe është i kënaqur që po sjell një fëmijë në botë si një mashkull, pavarësisht se kishte pasur vështirësi në shtatzëninë e parë.

Kaci, mori një pushim nga hormonet mashkullore në Maj të vitit 2016, për arsye shëndetësore dhe mbeti shtatzënë pas gjashtë muajsh përpjekje me të dashurin 27-vjeçar Stiven, transmeton Gazeta Shneta.

Kaci, nga Wisconsin, SHBA shpjegon se shtatzënia si një mashkull është një përvojë shumë më interesante.

“Kur mbeta shtatzënë me fëmijën tim të parë, nuk mund t’ia pranoja vetës se isha një transgjinor.”, tregoi ai për gazetën The Sun.


“Shpresoja që shtatzënia ime të më ndihmonte të lidhem me natyrën femërore dhe feminitetin – por nuk ndodhi një gjë e tillë.

“Në vend të kësaj, ishte një kohë shumë e errët për mua dhe ndjeva pohim për gjithçka që nuk isha dhe nuk mund të isha kurrë. Lindja e Graysonit më detyroi të përballesha me ndjenjat e mia të vërteta rreth gjinisë sime.”

“Tani, trupi im është shumë i lidhur me atë se si e shoh veten dhe shtatzënia ime krijon një lidhje më të fortë. Më pëlqen që fëmija im po rritet brenda meje.”, përfundoi ai.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top