Connect with us

Telefonata që e copëtoi zemrën time…

Kuriozitete

Telefonata që e copëtoi zemrën time…

Jetoj në Ferizaj, por shpesh ndodhem në Prishtinë, te ime shoqe e studimeve. Andaj, ajo edhe më njohu me një të afërm të saj, pak ditë pasi diplomova. Dhe, në një nga ato ditë, kur prisja me pa durim takimin e radhës me të, më vjen një telefonatë. Ai më tregon se do të shkonte pak ditë te i vëllai, e që, sipas tij, jetonte në Sllovaki. E, unë do e prisja që ai të kthehet sa më parë dhe të martohemi, shkruan Mrika, nga Ferizaj.

Pas gati një vjet njohjeje, pak ditë para se ai të “zhdukej”, ishte hera e parë që e dëgjoja të fliste për martesë, por nuk munda të gëzohesha nga ai lajm, sepse më shqetësoi shumë fakti pse kishte vendosur papritur të ikte jashtë. Ngula këmbë që t’më tregonte të vërtetën dhe ai më tha se kishte kohë që i vëllai i tij, e që jetonte në Sllovaki, e kishte ftuar të shkonte ndonjë ditë te ai. Telefonata që e copëtoi zemrën time…

Më bëri një telefonatë pak para gjumit dhe më tha se nesër herët niset me një shok të tij të shkonin te i vëllai. Dhe, pas asaj telefonate, nuk mund të tregoj me fjalë se sa shumë u copëtua zemra ime.

Ai do të shkonte jashtë, por nëse nuk kthehet më, çfarë do të ndodhte me lidhjen tonë? Kjo ishte frika ime më e madhe dhe, në fakt, kështu ndodhi…

Ai me muaj të tërë më nuk m’u paraqit fare. Dhe, kur m’u paraqit, për çudi, më tha se paraqitej nga burgu në Sllovaki, sepse ishte kapur në kufi, duke kaluar kufirin ilegalisht.

Zoti e di kur lirohet nga burgu!

Edhe pak ditë e po bëhet një vit qëkur ai ndodhet në burg dhe nuk dihet se kur do të lirohet. Ai më thotë ta pres, sepse avokati i ka thënë se mund të lirohet brenda një kohe të shkurtër dhe do ta kthejnë në Kosovë. Por, ekziston edhe mundësia që ai të bëjë ndonjë dredhi dhe të ikë nga burgu e të kalojë në ndonjë vend tjetër…

E unë?

Ndihem shumë keq për këtë që ka ndodhur dhe qaj pa pushim. Unë e dua shumë, por mendoj se sa e vështirë do të jetë të pres kot, madje edhe pa ditur se a do të kthehet ndonjëherë…

Në anën tjetër, mendoj se pas daljes së tij nga burgu gjërat mund të ndryshojnë, ndoshta ai nuk do t’më dojë më kur të dalë, apo mendoj se edhe në mua mund të ndryshojnë ndjenjat për të.

Dhe, pavarësisht të gjithave, ajo që më shqetëson më shumë është familja ime, e cila nuk do të pranojë kurrë që unë të lidhë jetën me një djalë që ka qenë në burg. Mendoj se sa keq do të ndihet familja ime nga fjalët e farefisit tonë, meqë kemi farefis të gjerë…

Di kush t’më ndihmoj? /Mrika

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top