Kuriozitete
E dhimbshme, teshtit 12 mijë herë në ditë, nuk mund të bëjë asgjë që do (Video)
Ajo teshtit rreth 12 mijë herë në ditë. Prindërit e saj thonë se ajo nuk mund të fle, nuk mund t’i bie klarinetës, nuk mund të notojë, madje nuk mundet as edhe të hajë e të pijë siç duhet.
Dëshira e saj më e madhe është që të kthehet ashtu siç ka qenë, ndërkaq mjeku tregon se problem i tillë është hasur edhe tek fëmijët e tjerë, ndonëse në masë më të vogël.
Ai thotë se mund të jetë për shkak të stresit të krijuar tek fëmija, shkaktar i teshtitjes kaq të shpeshtë.
Katelyn nuk mund të shkojë në shkollë, për shkak të gjendjes shëndetësore që e ka. E dhimbshme për një vajzë 12 vjeçare të përjetojë gjëra të tilla çdo ditë, megjithatë ajo ndjek terapitë në mënyrë që të vije më shpejt drejt shërimit.
Shikoni videon më poshtë për të parë storien e plotë