Kuriozitete
Femra (28) ka vdekur, duke mos e ditur çka po ndodhë në trupin e saj: Mjekët paralajmërojnë të gjitha femrat!
Diagnoza është përcaktuar vonë, kurse mjekët menjëherë e kanë ditur se beteja është tashmë e humbur
Gruaja me emrin Amanda But, nënë e tre fëmijëve, ka vdekur në moshën 28 vjeçare nga kanceri i mitrës, duke mos e ditur çka po ndodhë në trupin e saj.
Në fakt, nëna e re i frigohej vizitave te gjinekologu dhe për këtë me vite i ka injoruar simptomat.
Diagnoza është përcaktuar kur tashmë kanceri ka metastazuar dhe kishte gjakderdhje të mëdha. I është nënshtruar kimioterapisë, por mjekët e dinin se beteja tashmë është e humbur. Amanda ka vdekur para ditëlindjes së 30, kurse tre fëmijët e vegjël kanë mbetur jetim.
Pas këtij rasti, mjekët edhe më shumë kanë filluar të paralajmërojnë se edhe gratë e reja duhet ta kuptojnë se kanceri nuk është sëmundje vetëm e njerëzve të moshuar dhe se parandalimi dhe kontrollet e rregullta mjekësore janë më se të domosdoshme.
Këto janë simptomat e kancerit të mitrës:
– Dhimbje e pashpjegueshme në fundin e barkut
– Dhimbje gjatë seksit
– Gjakderdhje jashtë ciklit menstrual
– Gjakderdhje pas seksit
– Dhimbje gjatë urinimit
– Sekretimi i erës së pakëndëshme
Kanceri i mitrës paraqet rritjen e qelizave malinje në indin e mitrës, shkruan HealthyDefinition.
Shkaku është akoma i panjohur, por shkencëtarët kanë zbuluar disa faktorë të mundshëm të rrezikut – menstruacioni para moshës 12 vjeçare, menopauza pas moshës 55 vjeçare dhe rritja e endometriumit (cipës rreth mitrës) janë vetëm disa nga ato.
Nëse keni zbuluar ndonjë nga simptomat apo faktorët e rrezikut, sa më shpejtë vizitoni gjinekologun dhe bëni një kontroll, ultrazë, dhe varësisht nga rezultatet edhe biopsinë.
Parandalimi më i mirë është mënyra e shëndetshme e jetesës dhe vizitat e rregullta te mjeku, që nënkupton kontrollim te gjinekologu së paku një herë në vit.