Kuriozitete
Thellohet misteri i Trekëndëshit të Bermudës, nuk do e besoni dot se çfarë ka dalë nga aty
Misteri i Trekëndëshit të Bermudës është thelluar edhe më tepër pasi një ishull i gjatë ka dalë papritur në sipërfaqe pranë brigjeve amerikane. Ishulli ka formë gjysmë hëne dhe ka filluar të shfaqet në pranverë.
Peshkatarët, dhe fotografët kanë vizituar të gjithë ishullin edhe pse është e rrezikshme të shkosh. Ishulli Shelli doli nga sipërfaqja e ujërave që rrethojnë trekëndëshin famëkeq të Bermudës.
Sipas gazetës britanike “The Sun” ekspertët kanë paralajmëruar se qytetarë duhet të qëndrojnë larg ishullit. Ishulli është 1.6 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë.