Kuriozitete
Moti do të ketë surpriza, ja si pritet të variojnë temperaturat
Kjo fundjavë nuk do të jetë shumë e nxehtë pasi temperaturat do të pësojnë rënie me 7 gradë celcius nga 41 gradë që u shënua gjatë ditës së sotme.
Megjithatë sinoptikanët paralajmërojnë vala e të nxehtit do të rikthehet në korrik, i cili do të jetë edhe muaji më i nxehtë i kësaj vere.
E premtja shënoi temperaturën më të lartë deri më tani, 41 gradë celcius.
Por nga e shtuna termometri do të pësojë ulje me rreth dy gradë rënie që do të te pasojë edhe në ditët në vijim sipas sinoptikanes Lajda Porja.
Temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë 30-33 gradë celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe në zonat malore pritet që të zbresin në 26 apo 27 gradë.
Kjo verë parashikohet të jetë me temperatura më të larta se normalja por më e nxehtë ka qenë vera e viteve 2015 dhe 2016. Edhe në rang global kjo verë do të jetë ndër më të nxehtat.
Por temperaturat e larta prekin më së shumti pjesën jugore-juglindore te Europes, pasi pjesa tjetër e kontinentit do te përjetojë gjate kësaj vere alternim te ngjarjeve te ndryshme ekstreme te motit, si stuhi, rrebeshe, përmbytje po edhe vale te shkurta te nxehti