Kuriozitete
Nxënësi autik ngel në të gjitha lëndët, mësuesja çudit gjithë botën
Nëna e një djali autik është prekur dhe ka shpërthyer në lot kur lexoi letrën e shkruar nga mësuesja e djalit të saj. Ben Twist është një djalosh 11-vjeçar, i cili u diagnostikua me autizëm kur ishte 5-vjeç. Ai nuk kishte arritur të kalonte në një nga provimet që kishte dhënë në shkollë, ndërsa mësuesja i ka dërguar një letër motivuese dhe shumë prekëse.
Ja çfarë i ka shkruar mësuesja në letër:
Ja çfarë shkruhej në letër:
I dashur Ben,
Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT.
Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar aq mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres befasues.
I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.
Një pjesë shumë e rëndësishme e informacionit që dua që ti të kuptosh është se këto provime matin vetëm pak nga ty dhe aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne te Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.
Këto talente përfshijnë:
Talentet e tua artistike
Aftësinë tënde për të punuar në skuadër
Pavarësinë tënde që rritet
Mirësjelljen tënde
Aftësinë për të shprehur opinionin tënd
Aftësitë e tua në sport
Aftësinë tënde për të bërë miq
Aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd
Talentet e tua në dizenjim dhe krijim
Aftësitë e tua në muzikë
Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të bëjnë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalë i ri i dashur e i zgjuar.
Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty.
Urimet më të mira
Znj.Clarkson