Connect with us

Gruaja nuk ia hap burrit telefonin, arsyeja ju len pa fjal.

Kuriozitete

Gruaja nuk ia hap burrit telefonin, arsyeja ju len pa fjal.

Mu desh të udhëtoj për një punë për tre ditë dhe posa mbërrita në shtetin tjetër mora t’i telefonoj dhe ta rehatoj bashkëshorten dhe djalin, sepse nuk jam mësuar të jem larg tyre dhe as ata nuk janë mësuar me mungesën time që prej tre vitesh kur jemi martuar. Por, fatkeqësisht thirrjeve të mia nuk i përgjigjej kush!!

Përgjatë tre ditëve nuk lëshova telefonin nga dora… hiç pa e tepruar ju them se çdo çerek apo gjysmë ore telefonoja por nuk merrja përgjigje!!

Desh u çmenda dhe telefonova vëllain dhe motrën time që të kontrollojnë situatën e familjes sime të vogël; ata më thanë që gjithçka është në rregull!! Nuk u besova…

I telefonova vjehrrës dhe ajo po ashtu më tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar; unë i thashë që po pres të më përgjigjen…

Prita shumë por nuk më mori askush në telefon!!

Ato tre ditë kaluan, por qenë të gjata sa tre muaj. Përbrenda herë pëlcitja nga zemërimi e herë çuditesha dhe përpiqesha të gjej shkakun. Edhe më shpesh më vinin nëpër mend vesvese të trishtueshme nga shejtani.

Kaluan ditët dhe u ktheva në vendin tim. Posa më prekën këmbët në tokën e vendlindjes desh fluturova drejt shtëpisë. I shqetësuar deri në kulm, herë i bija ziles e herë trokitja me dorë në derë derisa gruaja ma hapi derën dhe ja, përsëri u befasova.

Ishte tërësisht e stolisur dhe elegante. Më priti me shumë ngrohtësi dhe krejt bukuri! Pas saj ishte djali ndërsa sytë e mbushur me lot nga gëzimi që do më kërcente në qatë për të më përqafuar.

U stepa, nuk po kuptoj asgjë!

Shumë shpejt zemërimi po shndërrohej në mahnitje, andaj menjëherë e pyeta bashkëshorten për shkakun e atij injorimi nga i cili mu desh gati të ndërprisja punën dhe të kthehesha në shtëpi sepse mendimet më gjuanin djathtas-majtas.

Gruaja me plot qetësi mu përgjigj: A i ke telefonuar nënës tënde!

Nuk e kuptoja çfarë flet dhe i thashë: Nuk e di, ndoshta, jo jo, i kam telefonuar nënës tënde dhe e kam pyetur për ju.

Atëherë më tha – dhe më goditi për vdekje – : E pe si ishte ndjenja e zemrës tënde këto ditë? Të njëjtën ndjenjë ka nëna jote kur harron t’i telefonosh ditë me radhë dhe nuk e dëgjon zërin e saj, përveç kur ajo ta tejkalon dhe të telefonon ty pasi t’i jep flakë përmallimi, e rrëzon nostalgjia dhe ngushtojnë dyshimet për shkak të mungesës tënde.

Shumë herë u përpoqa të ta tërheq vëmendjen, por nuk pati dobi. E nuk gjeta metodë më të mirë se sa kjo për të ta thënë atë që desha o burri im i dashur!

E ula kokën nga turpi përpara gruas sime me mençuri të madhe edhe pse me vite më e vogël. E kuptova mësimin shumë mirë.

Mori të ma jep çelësin e veturës dhe më pëshpëriti në vesh: “Xheneti yt po të pret!”

U nisa menjëherë te dashuria ime e parë, te NËNA.

Kjo, pasi gruaja ime e urtë ma mësoi një mësim që nuk do ta harroj kurrë. Unë ia di për të mirë këtë gjë, sepse më bëri që ta shpëtoj veten përpara se të vijë dita kur keqardhja nuk bën dobi.

Faleminderit kësaj gruaje të mençur!

Faleminderit nënës saj, e cila aq bukur e kish edukuar!

Faleminderit nënës sime, e cila aq nuse të bukur zgjodhi për mua!

Lavdia dhe mirënjohja i takon Allahut i Cili më mëshiroi dhe më zgjoi nga shkujdesi!

Nëna ime dhe nënat tuaja janë xhenetet tona.

Mos harroni t’u rrini afër qoftë edhe me një telefonatë të përditshme. Kjo është më e pakta. Zemrat e tyre na presin ne, luten për ne dhe mendojnë për ne në çdo çast.

Aq janë të ndjeshme dhe aq të buta saqë pengohen të na telefonojnë nga frika se po na pengojnë.

Bëja me dije gruas! Bëja me dije burrit! Se nënat janë thesari jonë dhe xheneti jonë që t’ju ndihmojnë të jeni bamirës ndaj nënave dhe jo t’ju largojnë nga to.

Ndihmojini burrave dhe grave që të jenë bamirës ndaj prindërve. Ajo bamirësi do ju kthehet juve dhe do ta shihni atë te fëmijët tuaj. Disa minuta në ditë nuk të bëjnë asgjë të keqe.

O nënë! O baba! Ju jeni xheneti im.

Për ju, e tërë dashuria ime!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top