Kuriozitete
Polici adopton djalin të cilin e shpëtoi (Foto)
Në vitin 2015, polici Jody Thompson nga SHBA-ja, iu përgjigj një thirrjeje për abuzim fëmijësh kur ishte duke dalë nga puna.
Edhe pse nuk ishte në orar, Thompson kishte eksperiencë me rastet e abuzimit të fëmijëve.
Por ai nuk do ta kishte menduar kurrë se fëmija të cilin e shpëtoi një ditë do të bëhej biri i tij, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për CBS News, Thompson tha:
“Kam hetuar rastet e abuzimit të fëmijëve më parë. Mendova se më mirë të shkoj dhe të përgjigjem”.
Pasi arriti në skenë, Thompson u trondit kur pa se 8-vjeçari ishte lënduar keq. “Nuk kishte vend në trupin e tij që nuk kishte shenja. Ishte gjëja më e keqe që e kam parë ndonjëherë”, tha ai.
Pasi e mbuloi djaloshin, Thompson e mori atë në Qendrën e Fëmijëve në Oklahoma kështu që detektivët t’i bënin fotografi abuzimit.
Pak pas kësaj, Thompson e dërgoi atë në spital dhe e priti gjithë ditën. Prej atij momenti, ai e kuptoi se dëshiron të kujdeset për të për gjithë jetën.
“U ula me të dhe kur u pranua në njësinë e kujdesit intensiv, qëndrova ulur gjithë natën deri të nesërmen”, tha ai.
Të nesërmen, Thompson kontaktoi shërbimet për fëmijë dhe u certifikua si prindi i tij. Ai dhe vogëlushi më pas shkuan në shtëpinë e tij dhe gjesti i policit preku zemrat e shumë njerëzve në rrjete sociale.