Kuriozitete
I hodhi helm vjehrrës në gotën e kosit, flet 19-vjeçarja: Nuk durova dot më! Këto janë arsyet pse e bëra
Elda Tanushi, 19-vjeçarja nga qyteti i Durrësit që helmoi vjehrrën e saj ka dhënë dëshminë e saj në polici.
E reja ka rrëfyer në polici arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim raporton “Balkanweb”.
Ajo ka thënë se ishte martuar vetëm 4 muaj më parë, por që nga ai moment sherret me vjehrrën kishin qenë të vazhdueshme, madje edhe është dhunuar.
Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot,- mësohet të ketë thënë ajo.