Kuriozitete
Për herë të parë në Kosovë, çifti bën dasmë e martohet në emision (Video)
Një çift i ri ka bërë dasmë dhe është martuar në një emision televiziv – për herë të parë në Kosovë.
Dy të rinj nga Lipjani kanë vendosur që dasma e tyre të jetë publike për të gjithë. Ata vendosën të martohen në emisionin n’Kosove Show, sikur ai të ishte ndonjë hotel.
Dasma nisi me ardhjen e mysafirëve dasmorë, nga familja e dhëndrrit dhe nuses. Më vonë, atyre iu bashkuan çifti i ri, i cili u kurorëzua në dasmë nga ofiqari i Komunës së Lipjanit. Pas kurorëzimit, në fund, çifti preu tortën e dasmës.