Connect with us

Mos i ndërroni kilometrat e automjetit, mund të dënoheni me 10 mijë euro

Teknologji

Mos i ndërroni kilometrat e automjetit, mund të dënoheni me 10 mijë euro

Shumë herë ka ndodhur që veturave të vjetra t’ju ndryshohen kilometrat e kaluara. Pra, ato shiten me më pak kilometra në podometër (instrumentet matëse të makinës).

Me hyrjen në fuçi të Ligjit për Automjete, kjo dukuri pritet të marr fund. Këtë për Telegrafin e konfirmon edhe drejtori i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, Nebih Shatri.

“Ligji i ri parasheh ndëshkime të rënda për personat që i ndryshojnë kilometrat    automjetit”, ka thënë ai.

Kështu, në pesë pikat e Nenit 73 të Ligjit të ri për Automjete, thuhet: “Kontrollimi teknik i mjeteve.

1. Verifikimi i gjendjes teknike të mjeteve pjesëmarrëse në trafikun rrugor bëhet përmes kontrolleve teknike, procedurë në të cilën subjekti juridik për kontrollim teknik vlerëson të dhënat e mjetit, gjendjen e pjesëve, sistemeve dhe pajisjeve të mjetit dhe plotësimin e kërkesave tjera për mjetin, të përcaktuara me këtë ligj dhe rregullat e lëshuara në bazë të tij.

2. Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – leximin e odometrit.

3. Dënohet me gjobë 2,000 euro, personi fizik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

4. Dënohet me gjobë 10 mijë euro personi juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

5. Dënohet me gjobë 1,000 euro personi përgjegjës i personit juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit”, qartësohet në Ligj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Teknologji

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top